Gjevgjeli, refugjatët përballen me temperatura të ulëta

Refugjatët që për çdo ditë vijnë në kampin e pranimit në Gjevgjeli, ndonjëherë pranohen nga ekipi mjekësor i Kryqit të kuq. Sot kur një grup i madh i refugjatëve nga Iraku, kërkuan ndihmë për fëmijët e tyre të cilët të parët kanë filluar t’i ndjejnë pasojat e dimrit. Personeli mjekësor informon se refugjatët më së shumti ankohen nga i ftohti, njofton Alsat-M.

“Momentalisht përballemi me sëmundje sezonale si gripi dhe ftohjet” tha Sllobodan Mitroviq, Kryqi i Kuq.

Refugjatët thonë se tashmë janë mësuar me ftohtin. Më shumë se 20 ditë janë në rrugë dhe thonë se kanë kaluar gjithçka.

“Kampi është i mirë. Mua dhe grupit tim na dhanë ushqim, ujë, ka edhe mjek” tha një tjetër refugjat nga Iraku.

Ndërkohë, taksi vozitësit nga Gjevgjelia vazhdojnë protestën e tyre duke bllokuar hekurudhën ndërkombëtare. Ndryshe, këtyre ditëve në kampin e pritjes intensivisht punohet në përgatitjen e shtëpizave me krevat për refugjatët që do kalojnë natën atje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button