Maqedoni, gjysma e popullatës në Facebook

Në Maqedoni internet shfrytëzojnë 1.408.278 njerëz ose 68,1 për qind e popullatës, ndërsa një milionë janë të përfshirë në rrjetin social “Fejsbuk” tregojnë të dhënat e fundit të ueb sajtit të specializuar statistikor “Internet world stats”.

Nga vendet e rajonit, më shumë se qytetarët e Maqedonisë, internet shfrytëzojnë kroatët (75 për qind), sllovenët (72,8 për qind) dhe boshnjakët (68,7 për qind), ndërsa më pak serbët (66,2 për qind), grekët (63,2 për qind) shqiptarët e Shqipërisë (62,7 për qind), malazezët (61,4 për qind) dhe bullgarët (56,7 për qind).

Sipas “Internet uorld stat” në Evropë internet shfrytëzojnë 604.147.280 njerëz. Në botë ka 3.345 miliardë shfrytëzues të internetit ose 46,1 për qind nga popullata e përgjithshme në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button