Tragjedi në Nigeri/ Mbi 100 të vdekur nga shpërthimi i një impianti gazi

Mbi 100 veta raportohet të kenë vdekur nga shpërthimi në një impiant të gazit në jug të Nigerisë.

Cisterna me gaz ka shpërthyer derisa njerëzit kanë qenë duke pritur për të mbushur cilindrat e tyre. Katastrofa ka ndodhur në Nevi, një zonë e banuar me shumicë të krishterë në juglindje të Nigerisë. Policia lokale ka konfirmuar incidentin, por nuk ka dalë me më shumë detaje.

Shpërthimin e ka pasuar një zjarr i madh, i cili është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button