Belgjikë, arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmet e Parisit

Një person tjetër është arrestuar nga policia belge, i lidhur me ngjarjet e Parisit më 13 nëntor, ku mbetën të vrarë 130 persona

Lajmi u bë i ditur nga prokurorët federalë të enjten, duke e çuar në nëntë numrin e të arrestuarve në Belgjikë.

Personi ishte arrestuar më herët këtë javë, por prokurorët e kishin mbajtur të fshehtë për të mos vënë në lëvizje bashkëpunëtorë të mundshëm të tij. Mendohet se personi i arrestuar ka pasur kontakte dhe lidhje familjare me trurin e sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud, i cili u vra gjatë bastisjeve të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button