Futbollistët e Shkëndijës vizitojnë fëmijët me nevoja të posaçme

Klubi i Futbollit Shkëndija vazhdon traditën e nisur vitin e kaluar, duke treguar sërisht anën humane dhe përkushtuese për fëmijët me nevoja të posaçme. Shkëndija vazhdon të mbetet më shumë se një klub futbolli, kësaj rradhe për të performuar në nivel kampioni jashta terenit të blertë.

Egzon Bejtullai, Ennur Totre, Besir Nuhi dhe Xhelil Abdulla, bashkë me përfaqësues të Zyrës për Marrëdhënie me Publik kanë dhuruar pako për fëmijët me nevoja të posaçme në paralelen pranë Qendrës Ditore në Tetovë. Vizita e fëmijëve me nevoja të posaçme para Vitit të Ri dhe shoqërimi me ta u ka dhënë mundësinë që të ndjehen të integruar në familjen e madhe ‘kuqezi’ e që funksionon jo vetëm në fushën e futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button