Kërçovë, Këshilli Rinor Lokal bashkë me Këshilltarët e Komunës vizituan fëmijët me nevoja te posaçme

Me rastin e festave të fund vitit Këshilli Rinor Lokal i Kërçovës ngriti iniciativën për të vizituar fëmijët më nevoja të posaçme , iniciativës së këshillit Rinor të drejtuar nga kryetarja Salije Sadiku iu bashkëngjitën edhe këshilltarët e Komunës së bashku me kryetarin e Këshillit, Qamil Aliun .

Qëllimi i vizitës ishte që fëmijëve me nevoja te posaçme që janë të vendosur në qendrën ditore ne Kërçovë tu dërgohen disa dhurata me qëllim që sa do pak të sjellim një buzëqeshje sa do që të jetë ë vogël është gjithsesi e mirëseardhur për këtë kategori njerëzish të shoqërisë sonë .

Përveç Qendrës Ditore këshilli rinor dhe këshilltarët vizituan edhe nxënësit e kësaj kategorie që janë duke ndjekur mësimin në paralelen e vetme pran shkollës fillore” Sande Shterisoki “.

Të gjitha shpenzimet për blerjen e dhuratave i mbuloi Komuna e Kërçovës më në krye kryetarin Fatmir Dehari i cili gjithashtu në tërësi  e mbështeti iniciativën ë Këshillit Rinore .

Vlen të potencohet fakti se për Këshillin Rinor Lokal kjo është vizita e tretë më radhe që ju behet këtyre fëmijëve .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button