Nexhipi përsëri kthehet te Shkëndija

Drejtuesit e Shkëndijës derisa lojtarët janë në pushim të merituar, kanë vazhduar punën e tyre. Pas emërimit të trajnerit të ri Bruno Akrapoviç, i cili në këtë post do ta zëvendësoi Shpëtim Duron, drejtuesit kanë përgatitur goditjen e radhës.

Siç merr vesh gazeta “Koha”, futbollisti i njohur, Nderim Nexhipi, do të rikthehet te skuadra e Shkëndijës. Mesfushori shkupjan të martën ka qenë në Tetovë ku është takuar me drejtuesit e klubit pas së cilës kanë arritur marrëveshje për rikthimin e tij në Tetovë, ku në vitin 2013 ishte pjesë e këtij klubi, por në ditën e fundit të afatit kalimtar për shkaqe personale u largua tek Partizani i Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button