Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me mjegulla dhe me temperatura të ulëta, ndërkaq në vendet më të larta do të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Gjatë mëngjesit niveli i mjegullave do të jetë më i dendur ndërkaq pritet që gjatë ditës, të ulet dhe të normalizohen temperaturat.

Temperaturat do të sillen nga -4 deri më 0 gradë celsius në mëngjes, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do ë arrijnë deri më 17 gradë celsius.

Mot i ngjashëm e pret edhe Shkupit, me nivel më të dendur të mjegullave gjatë mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës pritet që moti të jetë më i kthjellët.

Temperaturat e ditës në Shkup do të lëvizin nga -2 deri më 13 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button