Qeveria nuk u kthen paratë firmave që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara

Për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve nga ana e Qeverisë, gjysma e firmave që punësonin persona me invaliditet janë mbyllur, njofton Alsat-M.
Samka Ibraimovski, nga Partia për emancipimin e romëve, thotë se Qeveria nuk i paguan në kohë kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor për personat me invaliditet. Ai paraqiti të dhëna se para miratimit të Ligjit për punësim të personave me invaliditet, në vend ka pasur 613 ndërmarrje invalidësh, ndërsa tani janë vetëm 270. Ibraimovski thotë se Qeverisa, sipas Ligjit duhet t’i kthejë paratë për kontributet e paguara te pronarët në afat prej 45 ditëve, por nuk i kthen ato as pas gjysmë viti. Ibraimovski kërkon përgjegjësi nga zëvendësministri Dime Spasov.

Zëvendësministri i punës dhe politikës sociale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dime Spasov, nuk u prononcua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button