Sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së do të zgjidhet me shpallje publike

Nesër në dy mediume të shtypura duhet të publikohet shpallja publike për zgjidhjen e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ-së.

Komisioni njoftoi se në seancën e djeshme ka miratuar rregulloren për konfirmimin e mënyrës dhe procedurës për emërimin e sekretarit të përgjithshëm në këtë organ të lartë zgjedhor.

Kryetar i KSHZ është Aleksandar Çiçakovski i cili është magjistër i shkencave juridike ndërsa ka punuar si konsulent në OJQ-në “Most” si dhe bashkëpunëtorë gjyqësor në Gjykatën themelore Shkupi -2.

Nënkryetari Rexhep Prekopuca në biografinë e tij ka përmendur se ka punuar në Kuvend si bashkëpunëtor profesional dhe në Komisioni zgjedhor të komunës në Haraçinë.

Anëtari i tretë nga radhët e ekspertëve është politikologu Atanas Urumov. Krahas tre ekspertëve, në KSHZ ka edhe gjashtë anëtarë partiak, Silvana Boneva dhe Sasho Srcev nga VMRO DPMNE, Violeta Duma dhe Igor Milev nga LSDM, Subhi Jakupi dhe Bederin Ibrahimi nga PDSH.

Me ndryshimet e reja ligjore, KSHZ do të ketë kompetenca më të mëdha ndërsa do të jetë kompetente edhe për menaxhimin dhe përditësimin e listës së zgjedhësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button