Chelsea vihet pas trenerit italian

Daily Star shkruan se, Chelsea e ka vendosur teknikun italian të Interit, Roberto Mancini në listën e dëshirave për të marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës së ardhshme.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Roman Abramovich është gati që të bëjë çmenduri për të sjellë në Stamford Bridge Mancinin, i cili në Premierligë ka drejtuar më parë edhe Manchester Cityn, duke fituar një titull kampion, një Kupë të Anglisë dhe një trofe të Community Shield.

Për më tepër, Roman Abramovich i vlerëson shumë aftësitë e Mancinit, sidomos në lëvizjet në merkato, siç e ka treguar me Interin, i cili në këtë sezon është në krye të renditjes në kampionatin italian të futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button