Platini: Çfarë bënte Komiteti i Etikës për katër vite?

Michel Platini, presidenti i pezulluar i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka shtruar pyetjen se çfarë ka bërë Komiteti i Etikës së Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) në katër vitet e kaluara që kur është kryer pagesa e shumëdiskutuar në llogarinë e tij për shkak të së cilës edhe u pezullua, raporton Anadolu Agency (AA).

Të hënën Komiteti i Etikës i FIFA-së për shkak të “pagesës ilegale” të paguar në llogarinë e Platinit në vitin 2011, ka pezulluar francezin dhe Sepp Blatterin me nga tetë vjet. Të dytë kanë paralajmëruar ankesa ndaj këtyre vendimeve.

“Çfarë bënte Komiteti i Etikës së FIFA-së nga viti 2011 kur jam paguar deri në vitin 2015? A ka fjetur?”, pyeti Platini gjatë një prononcimi për mediat franceze.

Francezi vendimin e Komitetit të Etikës e lidhi me zgjedhjet presidenciale në FIFA, të cilat do të mbahen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Papritur ata u zgjuan. Po, u zgjuan në vitin e zgjedhjeve, kur jam kandidat për president. Është e mahnitshme”, ka thënë Platini.

Platini është në krye të UEFA-së që nga viti 2007, ndërsa kishte planifikuar që në vendin presidencial të FIFA-së të zëvendësojë Blatterin, i cili udhëhoqi këtë organizatë që nga viti 1998.

“Do të luftoj, por do të marrë përgjegjësinë në përputhje me atë që do të ndodhë. Çfarëdo që të ndodhë, reputacioni im është njollosur. Kam marrë goditje në dhëmbë, jam futur në të njëjtin thes me Blatterin”, përfundoi Platini.

Kreu i futbollit evropian tha se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por FIFA ka thënë se duhet së pari të kalojë procedurë brenda FIFA-s. Kjo do të thotë se Platini duhet së pari t’i drejtohet Komitetit për ankesa të FIFA-s, dhe pastaj Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button