Operohet me sukses Muzafer Ejupi

Futbollisti shkupjan i skuadrës kroate Sllaven Bellupo, Muzafer Ejupi ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në gju. Bëhet fjalë për një intervenim më të vogël për të pastruar gjurin, pas së cilës Ejupi do të duhet të pushojë së paku dy javë dhe më pas do të mundë të vazhdojë me përgatitje pa asnjë problem.

Para se të kryejë këtë intervenim, futbollisti shkupjan luante me dhimbje, por këto nuk ishin edhe shumë dhimbje të forta. Kështu Ejupi ka luajtur edhe në ndeshjen e fundit kur Sllaven Bellupi pësoi disfatë në shtëpi 0:3 nga Lokomotiva Zagreb.

Pas kësaj ndeshje Ejupi e shfrytëzoi pushimin dimërorë të kampionatit kroat, që I mundëson rehabilitim të rehatshëm dhe kthim me kohë në terrenet para përgatitjeve dimërore të ekipit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button