Slloveni, sot referendumi për martesat mes të njëjtës gjini

Rreth 1,7 milionë votues sot në Slloveni janë të regjistruar për të votuar në referendumin rreth ndryshimeve në Ligjin për martesat dhe marrëdhëniet familjare, i cili, nëse merr shumicën e votave, do të barazojë të drejtat e çifteve heteroseksuale dhe homoseksuale, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë mëngjes në orën shtatë janë hapur 3,204 vendvotime në të gjithë vendin.

Bëhet fjalë për referendumin që u miratua me iniciativën e grupit konservator slloven, rreth ligjit të cilin e kundërshton Kisha Katolike dhe komunitetet e tjera fetare në vend. Legjislacioni i njëjtë në Slloveni ishte refuzuar në vitin 2013, kur 55 përqind e votuesve u deklaruan kundër.

Ligji mbi marrëdhëniet martesore dhe familjare, i cili në fillim të këtij viti kaloi në parlament, do të hyjë në fuqi në qoftë se nuk refuzohet nga më shumë se 20 përqind e elektoratit, që është më shumë se 320,000 vota. Ky është një rregull i ri i referendumit, me të cilin mbrohet parlamenti si ligjvënës dhe kufizon mundësinë e refuzimit të ligjit.

Rezultatet zyrtare rreth votimit të sotëm do të publikohen më 16 shkurt, kurse ato të parat jozyrtare priten sonte rreth orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button