Osmani: Vizat, dështim i Hashim Thaçit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e konsideron 2015-n vit të dështuar të Hashim Thaçit në diplomaci. Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo thotë se diplomacia kosovare dështoi në UNESCO, në fushën e njohjeve dhe në fund me procesin e liberalizimit të vizave. Kërcënimi, që Thaçi ia bëri BE-së, me një gjuhë të pamatur, sipas Osmanit, nuk i kontribuon integrimit të Kosovës

“Diplomacia kosovare ka dështuar tërësisht gjatë këtij viti. Dështoi në UNESCO, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkohë, ndërsa dështimi ordiner është edhe ky për vizat”, ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së dhe anëtarja e Komisionit parlamentar për integrime, Vjosa Osmani.

Ajo ka folur edhe për një ridizajnim të strategjisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, pasi me këtë proces, sipas saj, po përfiton vetëm Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button