Ditën e hënë, Todorov para interpelancës, sektori civil kërkon dorëheqjen e tij

Ditën e hënë me fillim në ora 18:00, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë qytetare, që të votohet mosbesim ndaj ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Nga platforma qytetare “Hajde” thonë se deputetët e Republikës së Maqedonisë duhet ta vënë veten si pacient dhe atëherë interpelanca kundër Todorovit do të votohet.

Ata thonë se sistemi i shëndetësisë dhe shëndeti i qytetarëve nuk duhet të përdoren për qëllime politike dhe se ministri Todorov duhet nevojat e qytetarëve ti vëndon në vend të parë e jo të ju jep prioritet politikave të tyre partiake të cilat i udhëheqin.

Protesta para Kuvendit është caktuar në orën 18. Për më shumë lexoni këtu (TV 21 Maqedoni).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button