Fatlum Zhuta fillon sundimin në ringun amerikan

Edhe një fitore e shpejtë dhe e mahnitshme e boksierit shqiptarë nga Maqedonia, Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Albanian Golden Boy”,  i cili ngadalë por me sukses po ngjitet në majat e boksit profesionist në SHBA.

Së fundi Zhuta ka boksuar kundër një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm dhe i cili pas vete ka shumë fitore dhe shumë tituj. Ishte ai Devison Riberio, një ish-kampion bote në MMA, e që pas vete kishte rezultat mbresëlënës 29-5. Por këto rezultatet nuk luhatën në asnjë moment Fatlum Zhutën, i cili me shpejtësi të madhe dhe goditje të forta, e detyroi kundërshtarin që në disa raste të gjendet në dysheme që në roundin e parë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin dhe duke e shpallur fitues Zhutën me nokaut.

Menjëherë pas përfundimit të meçit, Devison Riberio kishte deklaruar se ai asnjëherë më parë në jetën e tij nuk kishte qenë i goditur ashtu sikurse e kishte bërë Zhuta, i cili tani më ka një rezultat 2-0-1, ndërsa 2 fitoret e para i ka me nokaut.

Jam i lumtur që fitova në raundin e parë, ndërsa gëzohem se kam mundur një kundërshtarë mjaft të fortë sikurse është Devison Riberio. Dua të falënderoj ekipin tim Bill McDonald, Bret Summers dhe David Carey që më përgatiten mua për këtë natë. Një falënderim të veçantë për familjen dhe shokët e mi të cilët më kanë mbështetur mua! Faleminderit z Xhimi Bertchfield dhe CES Promotions që më besuat mua dhe aftësive të mia”, ka thënë Zhuta pas përfundimit të meçit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button