Lirohet Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë

Martin Shkreli, shqiptari i bërë i famshëm për rritjen me 5 mijë për qind të ilaçit kundër Hiv/Aids, i ndaluar së fundmi nga autoritetet amerikane për mashtrim, është liruar nga burgu pasi la si garanci 5 milion dollarë.

Ky është raportimi i “NY Times”, e cila shkruan se Shkreli, i cili kishte treguar shumë vetëbesim gjatë daljeve të tij publike të fundit para arrestimit, dukej pak i tronditur gjatë lexim të aktpadisë, teksa herë pas here rrotullonte kokën për të parë sallën e gjyqit të mbushur plot.

Shkreli u arrestua një ditë më parë në shtëpinë e tij në New York nga agjentët e FBI.

Prokurorët federalë e kanë akuzuar Shkrelin si edhe avokatin e tij, se kanë orkestruar një skemë mashtrimi me fondet dhe shmangie të taksave.

Para disa muajsh Shkreli përmes një kompanie farmaceutike, rriti me 5 000 % çmimin e një ilaçi kundër HIV/AIDS.

Veprimi i tij shkaktoi shumë zemërim në SHBA. Pati protesta dhe reagime kritike në media.

Para hetuesve Shkreli hodhi poshtë akuzat për të cilat u arrestua. Por pas lirimit ai ka falenderuar mbështetësit në një postim në Tëitter.

Të dy Shkreli dhe avokati i tij Greebel kanë dorëzuar garancinë dje dhe duhet gjithashtu të dorëzojnë pasaportat e tyre me qëllim që të mos kenë mundësi të largohen nga vendi.

Garancinë 5 milion USD Shkrelit ia siguroi babai dhe vëllai i tij kurse avokatit, gruaja dhe e ëma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button