Thaçi: Nënë Tereza simbolizon vlerat që i kem kultivuar me shekuj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar lartë njohjen si mrekulli të dytë të Nënës Terezë nga Papa Françesku.

Lexoni postimin e plotë:

Papa Françesku ka njohur mrekullinë e dytë të Nënës Terezë, duke i hapur rrugë shpalljes së saj shenjtore në vitin e ardhshëm. Për shqiptarët kudo që janë, Nëna Terezë tanimë është e shenjtë, sepse simbolizon vlerat që i kemi kultivuar me shekuj: solidaritetin, tolerancën ndërfetare dhe kujdesin për tjetrin!

Ne edhe kur ishim duke u shtypur më së shumti nga të tjerët, ishim të vendosur që t’i ruajmë këto vlera dhe tradita. Mos t’i humbim as tani që kemi lirinë dhe mundësinë që të jetojmë më mirë se kurdo herë në historinë tonë. Sa herë e kujtojmë Nënën Terezë, sa herë e shqiptojmë emrin e saj, duhet të na kujtohet edhe ky detyrim, që asnjëherë të mos e humbim kujdesin për njëri-tjetrin!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button