De Biasi rrëfehet për “Blick”: S’e doja Zvicrën, Tarashaj vjen vetëm nëse …

Pas shortit të Europianit, e gjithë vëmendja është te përballja e Shqipërisë me Zvicrën. Mediat helvete “blick.ch” kanë nxituar që të bëjnë një intervistë me strategun e Kombëtares sonë.

De Biasi thotë se dëshira e tij ka qenë shmangia e duelit me Zvicrën në grup, por shorti vendosi ndryshe.

Nuk e kishim pritur sfidën me Zvicrën, sepse kishim folur një ditë më parë për faktin se kjo do të ishte një lojë e çuditshme në mes të kaq shumë shqiptarëve. Do të kishte qenë më mirë për ta shmangur, por tani, ky është realiteti.

Më pas strategu italian folir edhe për Shani Tarashaj, teksa thuajse i mbylli të gjitha dyert.

Unë kam folur me të. Ai më tha se nuk do të mendojnë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua. Për sa kohë që unë te Shqipëria, jo. Duhet të vijë një trajner i ri, që është i interesuar për Tarashajn.

Në fund De Biasi konfirmoi se ekipi Kombëtar do të zhvillojë fazën parapërgatitore në Austri pranë Gracit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button