Instituti francez sjell në Shkup filozofin Medi Belazh Kasem

Instituti francez në Shkup prezanton njërin nga filozofët më të mëdhenj dhe më të njohur bashkëkohor, Medi Belazh Kasem, i cili po ashtu është autor i shumë librave dhe eseve.

Me këtë rast organizohen dy ngjarje:

Të mërkurën me 16 dhjetor, në orën 19.00 EU info qendër organizohet debati me temë “Filozofi kundrejt ngjarjeve botërore. Hyrje në filozofinë e të keqes”.

Të enjën me 17 dhjetor në orën 19.30 në kafenenë “Magor” do të ketë debat me temë “Bisedë me Medi Belazh Kasem”.

Kjo ngjarje që organizohet në Instituti francez në Shkup ka për qëllim që të zhvillojë diskutim spontan në mes të pranishmëve dhe autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button