Atentat në mes të Amsterdamit, qëllohen në restorant dy shqiptarë (Video)

Dy persona janë plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Amsterdam. Lajmi është bërë i ditur nga media vendase, sipas të cilave dy personat ishin në një restorant kur janë qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Amstelveenseweg dhe dy personat e plagosur rëndë janë të të moshave 23 dhe 28 vjeç, transmeton Syri.net

amsterdam1 amsterdamMediat thonë se ata janë dy shqiptarë të cilët ishin në shënjestër të personave të paidentifikuar ende. Ngjarja ka ndodhur në një restorant italian. Policia ka bërë të ditur se dy personat ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka angazhuar edhe helikopterët për të kapur atentatorët, por nuk është bërë e mundur. Policia kërkon ndihmën e banorëve të zonës për identifikimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button