Pratury ju kujton një bukuri dhe vlerë të harruar (VIDEO)

Lakshmi Pratury, një aktiviste nga India, kujton artin e humbur e të shkruarit të letrave dhe tregon për një sërë shënimesh që i ati ia la përpara vdekjes. Fjala e saj e shkurtër, në prezantimin e saj për projektin e fjalimeve motivuese Ted Talks mund t’ju frymëzojë edhe juve.

“Pas vdekjes së tij kuptova që s’më shkruan më askush. Shkrimi i dorës është art në zhdukje e sipër. Jam shumë dakord me email-in dhe të menduarit teksa shtyp, po pse të braktisësh zakonet e vjetra për ca të reja? Pse të mos kemi edhe letërkëmbim edhe email në jetët tona? Ka çaste që do të doja t’i shkëmbeja gjithë ato vite, kur isha tepër e zënë për t’u ulur e bërë muhabet me tim atë, t’i shkëmbeja gjithë ato vite me një përqafim. Por është tepër vonë. Dhe pikërisht atëherë nxjerr letrat e tij dhe i lexoj, dhe fleta që ka prekur dorën e tij është në timen, dhe ndjehem e lidhur me të.” shprehet ajo.
Për më shumë, ndiqni videon me titra shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button