Shabani dhe Murati vëzhguan si ndërtohet objekti i Komunës së Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani kanë vëzhguar punimet që po zhvillohen për objektin e ri të kësaj komune.

Komuna në fjalë shënon 19 vjet nga themelimi i saj. Rreth 16 milion denarë investohen nga fondet e Komunës së Sarajit për objektin e ri në hapësirë prej 800 metra katrorë.

“Me këtë investim do të mbyllet faza e parë, pastaj do të vazhdohet edhe me fazën e dytë, ku i njëjti objekt do të ngritet edhe një kat. Komuna e Sarajit është në shërbim të qytetarëve dhe interesit të tyre dhe ne krijojmë kushte që administrata komunale t’ju përgjigjet në mënyrën sa më të shpejtë dhe efikase kërkesave të qytetarëve”, u shpreh Bekim Murati.

“Ne si pushtet qendror çdoherë kemi përkrahur projektet kapitale për komunat. Ka një bashkëpunim të ngushtë mes ministrisë tonë dhe komunave në interes të qytetarëve.” tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button