Shifrat marramendëse, ja sa paguhen këngëtarët shqiptarë për natën e Vitit të Ri

Kanë punuar shumë e kanë rritur kërkesat. Sidomos kur bëhet fjalë për natën më të shtrenjtë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, që ndryshe në pazarin e mbrëmjeve dhe atyre që merren me këtë biznes, quhet “nata e parë”.

Pra ajo që shënon në kalendar si mbrëmja e fundit të një viti dhe agimin e vitit të ri. Vitin e kaluar u lakuan shumë emra të muzikës, që përktheheshin në para të majme për një natë, ku ata ishin prenotuar dhe kishin kënduar dhe ne urojmë që ato shuma të mëdha t’i kenë marrë, njofton panoramaplus.

Referuar deklaratave të organizatorëve mësohet se sidomos në diasporë ku më shumë artistët janë të përqëndruar edhe në natën e Vitit të Ri, mëson shifrat që do të marrin disa nga këngëtarët,  por edhe më të paguarit. Edhe në këtë rast kryesojnë ata që këndojnë “live”, por befasojnë shumë edhe reperët, të cilët janë shumë të kërkuar, si dhe femrat e reja të muzikës që brenda një viti apo pak më shumë kanë rritur pagesën e tyre.

Lista e pagesave
1.Noizy 20 mijë euro
2.Sinan Vllasaliu 12 mijë euro
3.Gjyste Vulaj (2 ditë) 20 mijë euro
4.Labinot Tahiri (3 net) 40 mijë euro
5.Rovena Stefa 12 mijë euro
6.Gena 12 mijë euro
7.Enca Haxhia 10 mijë euro
8.Gold Ag 10 mijë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button