Tyson Fury ka mbetur pa titullin IBF

Federata ndërkombëtare e boksit ia ka hequr rripin IBF pasi britaniku dështoi të organizojë duelin me sfiduesin për këtë titull, Vyacheslav Glazkov.

Në vend të këtij dueli, boksieri 27-vjeçar do të ketë ndeshjen vetëm me ish-kampionin e botës, Klitschkon. Fury e mbajti titullin IBF vetëm dy javë pasi mposhti Klitschkon, por atij i mbeten titujt WBA, WBO dhe IBO.

Divizioni të cilin Klitschko e dominoi për nëntë vjet tashmë është thyer, me boksierin amerikan Deontay Wilder që mban rripin WBC. Glazkov tani do të përballet me Chris Martinin për titullin vakant IBF, transmeton Koha.net.

Pas shpalljes kampion, Fury është përballur me shumë skandale jashtë ringut. Ai po përballet me një hetim nga policia e Manchesterit për krim të urrejtjes.

Më shumë se 40 mijë njerëz e kanë nënshkruar një peticion për ta larguar boksierin nga lista e BBC-së për Personalitet të Vitit në sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button