Stresi lajmërohet, flet pas incidentit të Stines dhe Florit

Stresi ka gjetur kohën që të shprehet pas konfliktit mes Stines dhe Florit.

I shumëpërfolur në media, por jo me ndonjë konfirmim, Stine besohet se ka goditur me gjësend të fortë Florin teksa u shoqërua më pas në komisariat, me Florin i cili u drejtua në spital për të mënjanuar dëmtimet.

Aty u përfol që Stresi ishte i përfshirë, një herë duke ndarë dyshen e më pas duke pranuar grushte nga Stine, transmeton Telegrafi.

Por, tash duket se hip hop artisti shqiptar nuk ka qenë fare i interesuar për këtë konflikt.

Ai ka falënderuar të gjithë përkrahësit për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Flm për përkrahjen që më jepni në cdo hap, ju dua të gjithëve, Stresinjo. #BestHipHop”, u shpreh Stresi në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button