Osmani: BDI është për lista të hapura, por nuk mund ta imponojmë

Në pyetjen se pse BDI nuk pranoi që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me lista të hapura, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani me përgjigje:

“BDI është për lista të hapura, është qëndrim publik i jonë, vendim i Kryesisë se jemi për këtë, por për fat të keq nuk u arrit konsensus mes palëve, pasi mendojmë se ajo e zhvillon demokracinë e brendshme dhe është në vijë të politikave të BDI-së për këtë liri të shprehjes, por nuk mund ta imponojmë.

Për konsensus duhet që katër partitë të japin pëlqim dhe në çështjet e Komisionit qendror zgjedhor BDI nuk bën asnjë opstrukcion”, ka thënë Osmani në emisionin në TV Globi, transmeton Aktuale.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button