Reali e fiton shumë lehtë Getafen

Real Madrid ka fituar ndeshjen e javës së 14 në La Liga, e cila u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët këtë takim e fituan me rezultatin 4:1, ndërsa këta katër gola i kanë shënuar treshja Benzema, Bale dhe Ronaldo.

Benzema me të filluar takimi kishte hapur llogarinë e golave, saktësisht në minutën e 4-të të takimit, kurse për 2:0 shënoi vetëm dhjetë minuta më vonë. Ishte Bale më pas shënoi për 3:0, tre minuta para së Ronaldo të realizonte golin e tij, në minutën e 38-të të takimit, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Alexis i Getafe që ja shënuar për 4:1, e që ka qenë rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button