“Komiti” sulmuan futbollistët e Rabotniçkit

Tifozëria e skuadrës së Vardarit ka vazhduar me avazin e vjetër, duke qenë një nga grupet më problematike në vend. Sot kur po përfundonte ndeshja e javës së 17-të që Vardari ishte mysafire e Rabotniçkit në Veles (1:1), pas përfundimit kishte një acarim mes lojtarit të  Rabotniçkit, Bazhe Ilioski dhe mbrojtësi të Vardarit, Mijushkoviç, ndërsa në mbrojtje të këtij të fundit doli dhe sulmuesi i Vardarit, Filip Ivanovski.

Incidenti mes Ilioski dhe Ivanovski
Incidenti mes Ilioski dhe Ivanovski

Për të mos mbetur me kaq u përkujdesën “Komitët”, të cilët u vërsulën afër dhomave të zhveshjes ku po tentonin të kalojnë gardhin që të sulmojnë Ilioski dhe lojtarët e tjerë të Rabotniçkit. Incidenti u vu nën kontroll pas intervenimit të policisë. / Portalb /

Photo:Ekipa.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button