Kosovë, s’ka më pashteta e salsiçe nëpër çerdhe publike (VIDEO)

Pashteta, sallame, salsiçe e ushqime tjera të konservuara hanin fëmijët në kopshtet e Prishtinës.

Kjo jo vetëm në shkurt, kur iu ndërpre kontrata kompanisë “Beni Dona”, por këto ushqime kanë qenë pjesë e menysë së 8 kopshteve publike në kryeqytet, raporton “038” i KTV-së.

Megjithatë, nuk ka më pashteta e salsiçe, thonë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, të cilët thonë se e ndërruan menynë në kuzhinën qendrore prej kur e menaxhojnë vetë.

Kuzhinierët ndërkohë tregojnë për ndryshimet që po bëhen me rekomandim të nutricistes Mirlinda Bejta. Sipas XY, tani e përdorin më pak mishin e lopës.

E fëmijët e mësuar me konserva e kanë pasur të vështirë të adaptohen me menynë e re.

Komuna ndërkohë nuk mund t’i detyrojë kopshtet private që të përdorin menynë e njëjtë, por në kuzhinën qendrore janë të gatshëm të gatuajnë edhe për këto kopshte, sigurisht me para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button