Flori Mumajesi tregon se çfarë mendon për femrën ideale

Në një intervistë për revistën “Who” këngëtari foli për karrierën, marrëdhëniet me kolegët dhe sigurisht lidhjen me femrat. Ai zgjodhi të mos e komentojë marrëdhënien e tij me Elvanën, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të ketë të reja të tjera sa i takon karrierës së këngëtares.

Dhe për të gjitha femrat që ‘torturojnë’ veten me pyetje se ‘çfarë duhet të bëjnë për të qenë “femra ideale” për Florin’, producenti la të kuptohet se është ‘çështje zemre’ dhe nuk mund ta zgjedhësh ti personin që do të dashurosh.

“Femra ideale është ajo për të cilën të rreh zemra fort, për të cilën fle dhe zgjohesh duke e menduar, për të cilën flet me veten, për të cilën je gati të rrezikosh gjithçka,” u shpreh ai. I pyetur për punën e tij të parë dhe sa është paguar, Flori tha se ka punuar bojaxhi anijesh, marangoz dhe tapicier. Në përfundim të intervistës 33-vjeçari pohoi se vazhdon të jetojë me mamanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button