Prokurorja Janeva i merr lëndët, parregullsitë zgjedhore të parat në listën e hetimeve

Me dy makina, Prokuroria Publike dje pasdite rreth orës 15 në Ministrinë e Drejtësisë solli materialin për lëndët që i kërkoi prokurorja speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

Dokumentet dhe provat të paketuar me rreth 20 kuti, Prokuroria Publike i dorëzoi në ditën e fundit të afatit të paraparë me ligj.

Lëndët janë kundër ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov për mitmarrje, kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, ish ministrat e brendshëm dhe transport dhe lidhje, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski për falsifikim të dokumenteve, rastin “Puçi”, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim kundër V.T dhe S.B nga Manastiri dhe kundër personit të panjohur nga Kumanova për përgjim të paautorizuar.

Nga Prokuroria dje njoftuan se përveç lëndëve të kërkuara, prokurores publike i kanë dorëzuar lëndë tjera, gjithsej 31 që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

“Lëndët e para që Prokuroria Speciale do t’i hetojë janë ato të cilat janë të lidhura me parregullsitë zgjedhore”, ka deklaruar zëdhënësja e prokurores speciale Katica Janeva, prokurorja Lençe Ristovska, njofton Portalb.

Ashtu siç ka deklaruar Ristovska, gjatë periudhës së kaluar, përveç që janë rishikuar, është bërë edhe analizë e të dhënave statistikore të lëndëve nga Prokuroria Publike, por edhe analizë të materialeve të publikuara nga përgjimet joligjore.

“Këto analiza kanë shfaqur dyshime se bëhet fjalë për lëndë të cilat janë nën kompetenca të Prokurorisë Publike, që është konfirmuar nga shkrimet e lëndëve. Tani për tani, duhet të sqarojmë se jemi të vetmit që kemi kompetenca për lëndët që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore nga periudha e kaluar, të cilat janë të lidhura dhe që dalin nga përgjimet e joligjore”, ka deklaruar prokurorja Ristovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button