Ismaili, Agushi dhe Ibishi në listën e Skenderovskit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futsall, Vasko Skenderovski ka shpallur listën më të gjerë për kualifikimet në Kampionatin Botëror. Në mesin e të përzgjedhurve bëjnë pjesë edhe tre futbollist shqiptarë, Taulant Ismaili, Ferid Agushi dhe Orhan Ibishi.

Në turnirin që do të mbahet në Itali 10-13 dhjetor, Maqedonia do të luajë kundër nikoqirit Italisë, Sllovakisë dhe Moldavisë.

“Në fund të vitit na pret sfida më e rëndësishme, ndërsa ajo është sfida për plasman në KB 2016. Grumbullimi deri në shkuarjen në Bari (8 dhjetor) do të jetë filtri i fundit para tre ndeshjeve kualifikuese kundër Kampionit Evropian dhe nikoqirit të këtij turniri Italisë (10 dhjetor në ora 12), Sllovakisë (11 dhjetor ora 18) si dhe kundër përfaqësueses së papërshtatshme Moldavisë (13 dhjetor ora 15:30). Na presin tre ndeshje të forta, kundër te përfaqësuesve të ndryshme si nga kualiteti gjithashtu edhe nga stili i lojës. Italia pa dyshim se është favorit për pozitën e parë, ndërsa rastin tonë për rezultat pozitiv, ne do ta kërkojmë kundër Sllovakisë dhe Molldavisë. Shpresoj se trendi i rezultateve pozitive për vitin 2015 do të vazhdojë edhe në këtë cikël kualifikues. Pres që nga Bari të rikthehemi me rezultat pozitiv, ndërsa ajo është plasmani në balotazh për KB, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Kolumbi”,deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futsall Vasko Skenderovski.

Reprezentacioni i Maqedonisë:

Antonio Petrovski, Illço Udovaliev, Zoran Leveski, Ferid Agushi, Dragan Petroviq, Taulant Ismaili, Daniel De Souza, Orhan Ibishi, Igor Leovski, Darko Rangotov, Marton Todorovski, Adrian Micevski, Aleksandar Gligorov, Martin Mehmedinoviq dhe Ivran Krstevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button