Gjermani, deri në Krishtlindje priten një million refugjatë

Kreu i Konferencës së Ministrave të Brendshëm dhe Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë së Ulët, Roger Lewentz deklaroi se deri në Krishtlindje në Gjermani priten një milionë refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lewentz në fjalimin e tij në Konferencën e mbajtur në qytetin gjerman Koblenz theksoi se sa më parë duhet lëshuar në funksion qendrat e pranimit për refugjatë që më herët janë premtuar.

Numri i refugjatëve që në territorin e Gjermanisë kanë hyrë gjatë këtij, deri në Krishtlindje, gjegjësisht deri më 24 dhjetor do të duhet të kalojë shifrën prej një milion”, tha Lewentz, duke shtuar se edhe vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE) duhet ti hapin dyert për refugjatët.

Lewentz kritikoi deklaratat nga Polonia se ky vend nuk do të hap dyert për refugjtët. Sipas tij, kur bëhet fjalë për subvencionet evropiane të bujqësisë, të gjitha këto vende “shumë shpejtë dinë të kyçen në rast”.

Ai tha se shumica pej tyre ushqehen me financime gjermane.

Kujtojmë se qeveria e Gjermanisë më herët bëri të ditur se në këtë vend deri në fund të vitit pret ardhjen e rreth 800 mijë refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button