Hapet Qendra për paqe dhe komunikim transkulturor në USHT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Sot marrim pjesë në një eveniment shumë të rëndësishëm, në hapjen e Qendrës për paqe dhe komunikim transkulturorë. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se në këtë qendër në mënyrë të barabartë marrin pjesë Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universitetit verior i Ilinois-it. Formimi i Qendrës për paqe dhe komunikim transkulturorë ka qëllime globale. Aktivistët e saj nuk do të punojnë në mënyrë lokale, nuk do të fokusohen vetëm për të përmirësuar komunitetet e tyre“, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button