Cadiz ankohet në federatën spanjole ndaj Realit

Presidenti i Cadizit, Manuel Vizcaino ka njoftuar se do të paraqes ankesë kundër Real Madridit për aktivizimin e futbollistit të suspenduar, Denis Cheryshev.

Kjo nënkupton se “Los Blancos” mund të përjashtohen nga Copa del Rey, raporton “Marca”.

“Rrethanat na obligojnë të marrim këtë vendim”, deklaroi ai. “Cadiz do ta denoncojë Real Madridin për aktivizimin e Denis Cheryshev, i cili nuk kishte të drejtë loje. Me dhimbje të madhe në zemër, sepse është një klub mik”, u shpreh Vizcaino.

Por sot mediat spanjole kanë raportuar se edhe futbollisti tjetër i Real Madridit, i riu Borha Majoral nuk ka pasur të drejtë loje, pasi ka qenë i ndëshkuar me karton të kuq nga Kupa e Spanjës për të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button