Reali dominon kundër Cadizit në Copa del Rey

Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë 3:1 kundër Cadizit në Copa del Rey, në ndeshjen e parë të zhvilluar në udhëtim.

Më meritori për këtë fitore ishte Isco, i cili shënoj dy gola dhe një tjetër u shënua nga rusi, Denis Cheryshev.

Por, pikërisht ky futbollist mund të jetë shkaktari kryesore për diskualifikimin e Realit nga Copa del Rey, pasi ka luajtur edhe pse ishte i suspenduar, dënim të cilin e kishte marrë një vit më parë sa ishte pjesë e Villarealit.

Një rast të tillë Real Madrid e kishte pasur edhe në vitin 1996, kur skuadrën e drejtonte argjentinasi, Jorge Valdano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button