Zuckerberg, 99 përqind të aksioneve të Facebook-ut i dhuron për bamirësi

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, njoftuan se do të dhurojnë për qëllime bamirësie 99 përqind të aksioneve të tyre në Facebook.

Lajmi suprizë erdhi në formë të letrës dërguar vajzës së Zuckerbergut, Max, e cila erdhi në jetë të martën. Nisma e bamirësisë do të quhet “Nisma Chan Zuckerberg” dhe do të promovojë potencialet humane dhe do të promovojë barazinë. Zuckerberg theksoi se do të fokusohet në shëndetin global, arsimin, qasje në internet dhe zhvillimin e komuniteteve.

“Ne besojmë se të gjithë jetët kanë vlerë të njejtë, dhe kjo përfshinë shumë më shumë njerëz të cilët do të jetojnë në të ardhmen se që jetojnë tani” shkroi në letrën e tij Zuckerberg, të cilën e postoi në profilin e tij në Facebook.

“Shoqëria jonë ka obligim të përmirësojë jetët e atyrë që vijnë në këtë botë, jo vetëm të atyrë të cilët janë këtu”, thuhet më tej në letrën e tij.

Nisma bamirëse do të financohet nga tre donacione në vit të cilat do të rrjedhin nga shitja e aksioneve nga Facebook-u dhe do të jetë e kufizuar në 1 miliard dollar në vit. Aksionet të cilat i mban aktualisht çifti kapin vlerën prej 45 miliardë dollarë.

Më këtë njoftim, Zuckerberg i bashkohet listës së miliarderëve siç janë Warren Buffett dhe Bill Gates të cilët premtuan se do të dhurojnë shumicën e pasurisë së tyre. Zuckerberg dhe Chan edhe më herët kishin dhuruar shuma të konsidereshme për qëllime të ndryshme duke përfshirë 25 milionë dollarë vitin e kaluar për ndalesë të shpërndarjes së Ebollas.

Në vitin 2013, Facebook lançoi “Internet.org” për qasje në internet të vendeve të largëta në Afrikë dhe Amerikën Jugore.

“Ne mund të ndihmojmë qindra milionë fëmijë të arsimohen dhe mund të shpëtojmë jetët e miliona njërëzve duke parandaluar sëmundjet”, ka thënë Zukenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button