Cuculi: Nuk do të mbrojmë rezutatin, do të sulmojmë

Të koncetruar maksimalisht dhe me motiv të madh futbollistët ‘kuqezi’ presin ndeshjen e kthimit me Vardarin në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro fituan 3:0 si ‘vendas’ në Çair takimin e parë dhe tani në takimin e kthimit kërkojnë të materializojnë këtë triumf, me kualifikim në gjysmëfinale të Kupës. Epërsia nga ndeshja e parë është e madhe, por askush nuk lirohet para kohe dhe takimi kthyes shikohet me seriozitet maksimal.

“Normalisht që nesër takohen dy ekipet më të mira në vend, dy ekipe me kualitet më të lartë dhe ekipe që kanë treguar më shumë në këtë kampionat. Pas ndeshjes së parë normal tani na pret ndeshja e kthimit me Vardarin. Do të jetë ndeshje e vështirë pa marrë parasysh që kemi epërsi të lartë dhe duhet të jemi të qetë në kontest të asaj se 3:0 është rezultat shumë i mirë. Mirëpo ne duhet të hyjmë në ndeshje sikur me qenë 0:0, nuk do të shkojmë atje për tu mbrojtur dhe për të mbrojtur rezultatin. Normal mbrojtja më e mirë është sulmi, prandaj ne do të luajmë lojën tonë, do të hyjmë në fushë sikur me qenë 0:0 dhe do të japim maksimumin për tu kualifikuar dhe për t’i ndjekur normal edhe objektivat që ka klubi. Me eliminim eventual të Vardarit ne do të jemi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë dhe normal do të rivalizojmë deri në fund të kampionatit edhe për titullin e kampionit”, deklaroi mbrojtësi i majtë, Ardian Cuculi.

Stafi teknik vazhdimisht ka kërkuar nga futbollistët të jenë të kujdesshëm dhe t’i qasen takimit sikur rezultati të jetë 0:0, si dhe mos të bien pre e provokimeve eventuale të cilësdo natyrë. Mungesë e rëndësishme është Besir Demiri i dëmtuar në takimin e parë javën e shkuar, ndërsa prej më herët jashta kombinimit janë Hasani dhe Juffo.

Përballja Vardari-Shkëndija luhet në stadiumin në Gjorçe Petrov të Shkupit, me fillim në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button