Huamarrja e fundit e Qeverisë, përplasë Bogovin me LSDM-në

Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov sot përmes kumtesës apeloi që partitë politike të mos i përziejnë bankat në betejat e tyre politike, njofton MIA.

Reagimi ka ardhur menjëherë pasi që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një konferencë për shtyp, bëri thirrje që bankat të udhëhiqen nga interesi shtetëror dhe i qytetarëve të Maqedonisë, duke aluduar në huamarrjen e fundit të Qeverisë.

“Presionet politike mbi bankat janë të palejueshme dhe nuk duhet të ndikojnë në ekonominë e tregut. Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e bankave janë në pronësi të huaj, presioni politik mbi bankat mund të ketë pasoja katastrofike mbi perceptimin e tyre për ambient afarist në Maqedoni dhe planet e tyre të ardhshme. Bankat afariste kanë liri të tërësishme dhe të drejtë që vet të vendosin ku do t’i plasojnë mjetet e tyre likuiduese në pajtim me politikën e tyre afariste”, thotë guvernatori Bogov në deklaratë me shkrim, transmeton Portalb.

Ndaj reagimit në fjalë, ka reaguar edhe LSDM, me një kumtesë me shkrim, ku Sipas LSDM-­së presion ndaj bankave dhe subjekteve afariste kryen pushteti i udhëhequr nga VMRO­-DPMNE ndërsa për këtë, ashtu siç citon në reagim, opinioni e ka kuptuar përmes projektit, “E vërteta për Maqedoninë”.

“Bankat e mëdha botërore para disa ditëve pranuan të blejnë letra me vlerë shtetërore të dhëna nga Republika e Maqedonisë vetëm kur dhënia e tyre është nënshkruar nga ministri i Financave dhe nga ministri plotësues i Financave. LSDM, sot u përkujtoi bankave vendore të mos udhëhiqen nga vendimi politik i Komisionit Shtetëror Zgjedhor i politizuar, të cilës i skadon afati, por në bazë të ligjit, duke e ndjekur qasjen e bankave botërore me dhënien e euro letrës me vlerë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button