Taki Fiti zgjidhet kryetar i ri i ASHAM-it

Akademiku Taki Fiti, dje është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndërkaq si nënkryetar është zgjedhur Luan Starova dhe Vllado Matevski, njfton Portalb.

“Duke pasur parasysh se mandati katërvjeçar i kryetarit aktual të Akademisë skadon më 31 dhjetor 2015, në përputhje me Ligjin për ASHAM dhe me Statutin e ASHAM-it Kuvendi i Akademisë dhe departamentet e Akademisë në seancën e sotme kanë zgjedhur kryesinë”, thuhet në kumtesën e sotme të ASHAM-it.

Sekretar i Akademisë zgjidhet akademiku Leonid Grçev, anëtar i përzgjedhur George Stardelov, sekretar i Departamentit të Shkencave Linguestike dhe të Letërsisë, akademiku Vitomir Mitrevski, sekretar i Sektorit për Shkenca Shoqërore akademik Vera Bitrakova Grozdanova, sekretar i Sektorit për Shkenca Natyrore- Matematikore dhe Shkenca bioteknologjike u zgjodh akademiku Donço Dimovski, sekretar i Sektorit të Shkencave Mjekësore është zgjedhur akademiku Ilija Filipçe, sekretar i Sektorit për Shkenca Teknike është zgjedhur akademiku Alajdin Abazi dhe sekretar i Sektorit të Artit akademiku Grigor Çemerski.

Gjithashtu, ish presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani u emërua anëtarë i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Pas solemnitetit të zgjedhjes së tij, Mejdani Mejdani tha së ka njohuri mbi faktin se Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në të kaluarën ka fyer rëndë shqiptarët me enciklopedinë, por tha se kjo duhet të lihet në të kaluarën.

“Ju së shpejti do shikoni që kjo akademi do të botojë edhe një vepër të Kristo Frashërit, që do të thotë se bota lëviz, bota emancipohet dhe në këtë emancipim duhet të japim të gjithë kontributin tonë, përfshirë edhe mediat”, deklaroi Rexhep Mejdani, anëtar i Jashtëm i ASHAM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button