Sot ​mblidhet Kuvendi i Kosovës, opozita ka paralajmëruar bllokim të seancës

Kuvendi i Republikës së Kosovës për sot ka caktuar seance e radhës, në të cilën do të mungojë njëri nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar të shtunën, më 28 nëntor, nga Policia e Kosovës, njofton TV 21.

Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë (mosmbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi) Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.

Sot do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Vendimin që të vazhdojnë me bllokadën e legjislativit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për media, duke mos zbuluar se cilat mjete dhe metoda do t’i përdorin për arritjen e qëllimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button