Banorët e Çairit të shqetësuar nga paralajmërimet për reshje të rrëmbyeshme të shiut

Banorët e disa lagjeve të komunës së Çairit të cilët kanë probleme me kanalizime shprehen të shqetësuar pas paralajmërimeve të meteorologëve që ditëve në vijim mund të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, pasi i frikësohen vërshimeve.

“Është problem në lagjen tonë, një shi të bie pak më inesitet më të lartë, neve rrugët na shndërrohen në lumenj. Askush nuk ndërmerr masa, madje edhe kur ka ndodh që ndonjë shtëpi të vërshohet, askush nuk iu ka ndihmuar”, thotë Driton Saliu, qytetar.

Ata kërkojnë që nga komuna sa më shpejtë të zgjidhet ky problem me ndërtimin apo rregullimin e kanalizimit, i cili kthen ujin.

“Kanalizimet janë për të ngre ujin dhe jo për të kthyer. Shiu bie dhe është një gjë që nuk e shmangim dot, mirëpo po të ishin kanalizimet si duhet nuk do të bëheshin lumenj e liqene lagjet tona. Edhe atë rrugë kryesore, si ajo e Xhon Kenedisë mbushet me ujë, rrugë mu në mes të qytetit. Është turp për komunën tonë”, tha Selam Gashi, qytetar.

Nga Komuna e Çairit vitin e kaluar thanë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizuan ndonjë datë, kurse tani thonë që rregullimi i kanalizimit bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

“Në Dizhon është bërë rrjeti atmosferik, dhe pritet që edhe në rrugët tjera të bëhet”, tha Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit, Xhengis Hani.

Ndryshe nga komuna e Çairit,  komuna e Kisella Vodës vetë ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim.

LEXO MË SHUMË:

Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

Sërish vërshime në Çair (FOTO)

Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

Limani: Kemi mbetur në rrugë, ndihmat nga komuna askund

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button