LR-PDSH: Pohimi i BDI-së se nuk i politizon festat duket qesharak

“Ashtu siç BDI ka partizuar çdo institucion shtetëror, po vazhdon të politizojë edhe festat shqiptare. Reagimi i djeshëm i BDI-së se nuk po politizon festat duket qesharak. Politizimin e festave, të institucioneve, të gjakut të dëshmorëve, të nënave, të mjerimit të fëmijëve tanë  BDI moti e ka kryer si mision. Tani ka nisur ti banditizojë ato”, reagojnë nga LR-PDSH.

Nga LR-DPSH, shtojnë se reagimi ndaj profesorit dhe studentëve që shfaqën pakënaqësi ndaj këtij akti, u ngjan dhomave të izolimit të 500 viteve robëri. “BDI të mos vazhdojë më të luajë me ndjenjat e shqiptarëve, me deklarata të pakuptimta, por të fillojë të bart përgjegjësi për robërimin që na solli tashmë 14 vite. Të mbart llogari për rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve, për mosimplementimin e MO-së, kurse ministri Izairi të mbart fajësi për helmimin e Pollogut”, thonë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button