LR-PDSH: Kërcënimi i studentëve dhe profesorit në Manastir, akt vulgar

LR-PDSH, reagon ndaj rastit të mbrëmshëm, të denoncuar nga studentja Blerona Brao, ku sipas saj, mbrëmë në Manastir, nga ana e një grupit të BDI-së, janë kërcënuar me jetë, ajo bashkë me profesorin Lebit Murtishi dhe kolegun e saj, Arbër Arsllani, njofton Portalb.

“Ali Ahmeti siç e njohëm dje “Abazi” edhe në ditën më të shënuar shqiptare, atë të shkronjave tenton të përfitojë politikisht. Lojërat e “Abazit” të mësuar tashmë prej shqiptarëve, po dënohen ngado që ec ai. Por, vulgariteti dhe qasja huliganeske e shoqëruesve të tij nuk priton të shfaqen ndaj gjithë shqiptarëve të pafajshëm”, thonë nga LR-PDSH.

Pas denoncimit të rastit në fjalë, redaksia Portalb, ka tentuar të kontaktojë me shefin e kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, për t’iu përgjigjur akuzave të studentes, por ai nuk e hapë telefonin. Portalb, ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani, i cili gjithashtu nuk ka dhënë asnjë prononcim për rastin në fjalë.

LR-PDSH, bën thirrje që të mos përsëritet një akt i tillë.

“Urgjentisht të prononcohet “Abazi” apo dikush nga “Abazët” e BDI-së për kërcënimin e djeshëm ndaj studentëve shqiptar. Të mos përsëritet ky akt i turpshëm sepse në të kundërtën shqiptarët dinë dhe janë të përgatitur që edhe në mënyra të tjera të rrëzojnë këtë regjim abazësh”, reagojnë nga LR-PDSH. /Portalb

LexoManastir, BDI heshtë ndaj akuzave të studentes

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button