Obama: ISIS, një turmë vrasësish

Për Presidentin amerikan, Barack Obama, Shteti Islamik nuk është veçse “një turmë vrasësish me një media të mirë sociale”. Në fjalën e tij, në fundit të samitit në Malajzi, ai tha se “grupi terrorist mund të mposhtet dhe se bota nuk mund të pranojë “si normale” sulmet e terroristëve kundër civilëve në Paris dhe në vende të tjerë”.

Barack Obama – President i SHBA: “Edhe nëse i shpartallojmë në fushëbetejë dhe, ne do ta bëjmë këtë, do t’u marrim tokat që kanë zaptuar, do u presim financimet, do të ndjekim krerët e tyre dhe në fund do t’i asgjesojmë plotësisht”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Presidentit rus, Vladimir Putin të rradhitet krah koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ISIS-it.

Gazeta britanike “Sunday Times” raporton se Kryeministri David Cameron po përgatitet, që brenda 15 ditëve t’i kërkojë Parlamentit të nisë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.

Në Francë, ministri i Mbrojtjes, Zhan Iv Lë Drio tha për radion Europe1, se “fitorja kundër Shtetit Islamik mund të arrihet vetëm me trupa ushtarake në terren”.

Java e ardhshme do të jetë e mbushur me takime të udhëheqësve botërore, për të njehësuar strategjinë e tyre kundër Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button