Emigrantët ekonomik vazhdojnë të protestojnë në kufirin greko-maqedonas

Në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitar greko-maqedonas kanë arritur grupe të reja të emigrantëve ekonomik. Ndërkohë që refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku u lejohet hyrja në territorin e Maqedonisë, ndërsa emigrantët ekonomik tashmë tre ditë nuk u lejohet hyrja në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Turma e emigrantëve ekonomik që janë të vendosur në “tokën e askujt” mes Maqedonisë dhe Greqisë ka arritur numrin deri në mbi një mijë persona. Ata të revoltuar me brohoritjet “Hapeni kufijt”, “Ju lutem na ndihmoni”, “Duam liri”… kërkojnë që tu jepet leje për të vazhduar udhëtimin e tyre të shpresës. Nga ana tjetër edhe numri i forcave policore maqedonase dhe greke vazhdon të rritet.

Anëtareja e UNHCR-së, Alexandra Craus bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth 6 mijë refugjatë kaluan kufirin nga Greqia. Ajo mbi gjendjen e emigrantëve ekonomikë të cilët janë të vendosur në anën greke, tha se situata është e tensionuar dhe ka gjasa që të eskalojë.

Përndryshe, duke filluar nga vendkalimi kufitar deri në qendrën e pritjes, vërehen turma të mëdha të refugjatëve të cilët presin të regjistrohen për të vazhduar drejt kufirit verior të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button