Takim Gruevski – Orban në Budapesht

Siç kumtoi Kabineti i Gruevskit janë përshëndetur marrëdhëniet e dy vendeve në të gjitha sferat me interes të përbashkët, të cilat karakterizohen me dialog të vazhdueshëm dhe intensiv në nivelin më të lartë.

Sipas Kabinetit të Gruevskit, është folur për numër më të madh të temave, siç janë integrimet e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, mundësitë për rritje të bashkëpunimit dypalësh ekonomik, mundësive për parandalim dhe minimizim të kërcënimeve nga terrorizmi global dhe mekanizmat për përballje me sfidat dhe efektet nga kriza e refugjatëve.

Dy kryeministrat kanë biseduar edhe për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë në dritë të Raportit të publikuar pradokohe të Komisionit Evropian dhe fakti se tashmë shtatë vjet me radhë Maqedonia pret e përgatitur që t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button