Liria me gjashtë mundës në turneun “Adem Jashari”

Një ndër klubet më të suksesshme të mundjes në Maqedoni, Liria nga Shkupi ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në turnirin e 8 ndërkombëtar në mundjes “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 21 nëntor.

Nga klubi Liria do të jenë gjithsejtë gjashtë mundës, të cilët do të garojnë në kategorinë junior dhe senior, ndërsa të njëjtit do të udhëhiqen nga treshja e trajnerëve, Lulzim Vrenezi, Sedat Baftiu dhe Sufijan Ismaili.

Amir dhe Samir Rexhepi në kategorinë junior -55kg, Elmedin Sejfullahu (57 kg senior), Raif Kamberi (61 kg senior), Jasin Rexhallari (65 kg senior) dhe Fuat Qaili (74 kg senior).

“Ky është viti i tretë jemi pjesëmarrës në këtë turne shumë të fortë. Jemi të privilegjuar që përmes këtij turniri do ta nderojmë figurën e madhe kombëtare Adem Jashari dhe Federatën e Mundjes së Kosovës. Disa prej mundësve që do të marrin pjesë nuk e kanë eksperiencën e duhur, por prap ne presim që të arrijmë rezultatet të mira”, deklaroi Lulzim Vrenezi.

Përveq klubit shkupjan i cili do ta përfaqësojë Maqedoninë, në këtë eveniment do të marrin pjesë edhe mundës nga Shqipëria, Bullgaria, Qiproja Turke dhe Bosnja e Hercegovina si dhe mundës vendas.

Turniri “Adem Jashari” do të mbahet më 21 nëntor , ndërsa luftërat do të zhvillohen në palestrën të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë. Ky turne organizohet nga Federata e Boksit të Kosovës, e mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button